Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Takimi virtual mes liderëve të BE, Presidenti i Këshillit Evropian: Të rritet presioni mbi Rusinë, nëse nuk ka armëpushim
“Uniteti transatlantik është thelbësor. Siç e theksova gjatë takimit të sotëm të Koalicionit të të Vullnetshmëve, nëse nuk arrihet një armëpushim, BE-ja dhe SHBA-ja do të duhet të rrisin presionin mbi Rusinë. E drejta sovrane e Ukrainës për të përcaktuar kushtet për paqe duhet të respektohet. Ne mirëpresim gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar në ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën, për të penguar agresionin e ardhshëm rus dhe së bashku për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Evropa është gati të bëjë pjesën e saj”, tha Presidenti i Këshillit Evropian, Costa.