Denaj prezanton aplikacionin Agritourism al:Zbulo Shqipërinë përmes fermave…

Denaj prezanton aplikacionin Agritourism al:Zbulo Shqipërinë përmes fermave…

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka prezantuar pasditen e sotme aplikacionin Agritourism al. Përmes një postimi në rrjete sociale, Denaj shkruan se ky aplikacion, synon që të reklamojë fermat agroturistike të Shqipërisë. Për këtë arsye, Denaj fton të gjithë të shkarkojnë aplikacionin, për të njohur Shqipërinë nga veriu në jug, përmes këtyre fermave. Postimi i plotë: “Nga veriu në jug, zbulo Shqipërinë përmes fermave agroturistike! Shijoni gatime tradicionale të përgatitura me produkte të freskëta vendase, përjetoni nga afër jetën e fermerëve dhe bëhuni pjesë e përditshmërisë së tyre. Shkarkoni aplikacionin AGRITOURISM AL dhe eksploroni të gjitha fermat agroturistike në mbarë vendin, aty ku tradita bashkohet me natyrën dhe mikpritja shqiptare kthehet në përvojë unike!”, shkruan Denaj.