Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, gjykata jep masat e sigurisë për 8 të akuzuarit
Është zhvilluar në Gjykatën e Korçës seanca për komunikimin e masave të sigurisë ndaj të ndaluarve për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo në Maliq. Pasi u njohën me provat e paraqitura nga akuza, togat e zeza kanë vendosur të lënë në burg pa afat, autorin Enedio Guri, babain e tij Edison Guri dhe xhaxhain e autorit të mitur, Roland Guri. Nga ana tjetër, gjykata ka lënë në arrest shtëpie Florian Çelën, shokun e autorit të dyshuar të ngjarjes që akuzohet për mos kallëzim krimi, ndërsa për 4 të miturit ka vendosur masën e sigurisë mbikëqyrje prindërore. Avokati Ledjan Spaho pas seancës së masës së sigurisë është shprehur se 14-vjeçari Enedio Guri ka shprehur pendesë për vrasjen e bashkëmoshatarit. Tetë persona u arrestuan pas ngjarjes tragjike...