Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
U kap duke shpërndarë kokainë, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali
Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në Peruxhia, Itali, pasi u kap duke shpërndarë kokainë dhe besohet se është pjesë e një rrjeti më të gjerë të trafikut të lëndëve narkotike në zonë. Ngjarja ndodhi në zonën e San Sisto, ku i riu u pa duke qarkulluar me automjet. Nervozizmi i tij tërhoqi vëmendjen e karabinierëve, të cilët kryen kontrollin personal dhe të automjetit. Gjatë kontrollit u gjetën shtatë pako me kokainë, me peshë totale rreth 6 gramë, raportojnë mediat italiane. Pas arrestimit, 20-vjeçari u dërgua në paraburgim në kazermat e ‘Via Ruggia’, ndërsa Gjykata e Peruxhias konfirmoi masën.