Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vrau për një shikim Erald Xhejon! Burg për autorin 14-vjeçar: Ngushëllime familjes…nuk doja
pamjet nga ngjarja KORÇË- 14-vjeçarit E.G., i cili akuzohet se vrau me thikë pas sherrit për një shikim nxënësin bashkëmoshatar Erald Xhejo, pasditen e 14 gushtit në lokalin e fshatit Pirg, në Maliq mbërriti në Gjykatën e Korçës në praninë e forcave të shumta të Policisë. Gjykata la në fuqi masën ‘arrest me burg’ pë të miturin 14-vjeçar. Para trupës gjykuese, autori ka shfaqur pendesë. "Ngushëllime familjes. Nuk e dija që veprimet e mija do krijonin këtë pasojë,"- është shprehur i 14-vjeçari. Në burg kanë mbetur edhe babai dhe xhaxhai i 14 vjeçarit, të cilët akuzohen se kanë fshehur thikën dhe kanë bërë veprime të tjera për të fshehur gjurmët e vrasjes. Ndërkohë për 4 të miturit është dhënë masa detyrim me paraqitje në mbikëqyrje të prindërve. Arrest...