Vrau bashkëmoshatarin e tij me thikë, lihet në burg 14-vjeçari. I mituri shpreh pendesë për krimin

Vrau bashkëmoshatarin e tij me thikë, lihet në burg 14-vjeçari. I mituri shpreh pendesë për krimin

I mituri, i cili vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij pas një konflikt të çastit, në një lokal të fshatit Pirg, Maliq, me datë 14 gusht 2025, është lënë në burg. Po kështu, në burg ka mbetur edhe i ati dhe xhaxhai i autorit të krimit, pasi dyshohet të kenë fshehur thikën me të cilën ndodhi e gjithë ngjarja. I mituri, është shprehur në sallën e gjyqit se nuk ka dashur të kryente krim, e se është penduar për veprimin e tij. “Jam penduar, nuk kam dashur të kryej vrasje”, tha 14-vjeçari para togave të zeza. Mësohet se disa ditë para se të ndodhte krimi, autori ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës ka xhiruar gomat dhe...