“Do mbaheni mend si shkatërruesit e partisë”/ Godole rikthen fjalimin profetik të Gramoz Pashkos para përjashtimit nga PD

“Do mbaheni mend si shkatërruesit e partisë”/ Godole rikthen fjalimin profetik të Gramoz Pashkos para përjashtimit nga PD

Pedagogia Jonila Godole ka ndarë në rrjetet sociale një video të rrallë nga 13 gushti i vitit 1992, ku Gramoz Pashko, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, mbajti një fjalim profetik pak para se të përjashtohej nga PD. Në atë mbledhje, Pashko u shpreh: “Rezultati i kësaj mbledhjeje është paravendosur, dhe ju që keni firmosur sot do mbaheni mend si shkatërruesit e PD-së, partisë së parë antikomuniste. Ju sot po e sanksiononi diktaturën. Por mos harroni se ajo do t’ju përfshijë edhe juve…“ “Sot, 31 vite më vonë, fjalët e tij duken si një paralajmërim i realizuar. PD është e zhytur nga humbja në humbje dhe pa mësuar asgjë nga e shkuara që vetëm përsëritet. I bën hije një qeverie të korruptuar dhe majmet në...