Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Nis samiti online i “Aleancës për Ukrainën”, Macron: Po hartojmë strategjinë para vizitës së Zelensky-t në Uashington
Ka nisur takimi online i liderve të BE i quajtur “Aleanca e të Gatshmëve”, ku merr pjesë edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Takimi po zhvillohet nën drejtimin e Presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe në të marrin pjesë edhe liderët e Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe vendeve të tjera aleate. Në fjalën e tij Macron falënderoi në mënyrë të veçantë përfaqësuesit që iu bashkuan nga Australia dhe Japonia, përpara se të paraqiste rendin e ditës së diskutimit. “Qëllimi ynë është të përpilojmë një strategji të përbashkët në funksion të vizitës së Presidentit Zelensky në Uashington, që zhvillohet nesër,” tha Macron. Sipas njoftimeve zyrtare, të hënën pritet që krerët evropianë, përfshirë kancelarin gjerman Friedrich Merz, Presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Keir Starmer, të...