Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shkaktonin zhurma dhe drejtonin motomjetet në gjendje të dehur, arrestohen 3 shtetas në Shëngjin
Në vijim të masave të ndërmarra për monitorimin e zhurmave të gjeneruara nga muzika, si dhe atyre të shkaktuara nga motomjetet, strukturat e sigurisë publike të DVP Lezhë kanë intensifikuar kontrollet gjatë fundjavës. Si rezultat, janë kryer 22 matje të nivelit të zhurmës nga muzika, të cilat kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar. Po ashtu, në bazë të ankesave të qytetarëve dhe pushuesve për zhurmat shqetësuese të shkaktuara nga drejtimi i motomjeteve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, në bashkëpunim me patrullat e përgjithshme të Shëngjinit dhe Policinë Rrugore, kanë konstatuar dhe ndëshkuar 25 drejtues motomjetesh, për shkaktim zhurmash shqetësuese, në zonën turistike të Shëngjinit. Në kuadër të këtyre kontrolleve, 3 drejtues motomjetesh, konkretisht shtetasit Q. Sh., 30 vjeç, L. Sh., 25...