Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Një i vdekur nga zjarret në Portugali, mijëra zjarrfikës në luftë me flakët prej tre javësh
Zjarret që kanë shpërthyer në Portugali kanë shkaktuar vdekjen e parë në Guarda, në lindje të vendit, njoftoi Presidenti i Republikës, Marcelo Rebelo de Sousa. Ai shtoi se po ndërpret pushimet e tij dhe po kthehet për të monitoruar “situatën serioze të zjarreve në zonat rurale”.Ish-kryetari i bashkisë, Carlos Damaso, ka vdekur pasi luftoi me një zjarr të egër në komunën e tij. De Souza më vonë mori pjesë në një takim të Autoritetit Kombëtar të Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile. Një valë zjarresh ka përfshirë Portugalinë prej më shumë se tre javësh. Mijëra zjarrfikës po luftojnë me flakët në të gjithë vendin. Qeveria ka aktivizuar gjithashtu Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, ashtu si Spanja fqinje, dhe ka kërkuar vendosjen e emergjencës 4 në...