Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Trump premton “përparime të mëdha” me Rusinë: Qëndroni të sintonizuar!
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se janë bërë “përparime të mëdha” në marrëdhëniet me Rusinë, duke u bërë thirrje qytetarëve që të “qëndrojnë të sintonizuar” për zhvillimet e ardhshme. Në një postim në rrjetin e tij social Truth, Trump shkroi këtë deklaratë në prag të takimit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe disa liderë evropianë, i cili pritet të fokusohet te lufta në Ukrainë dhe përpjekjet për paqe. Në një tjetër reagim, kreu i Shtëpisë së Bardhë sulmoi ashpër kundërshtarët e tij politikë: “Fake news-et dhe e majta ekstremiste thonë gjithmonë se unë gaboj. Edhe sikur ta kisha bindur Putinin të hiqte dorë nga Moska, ata do të thoshin që kisha bërë një gabim dhe një marrëveshje të keqe.” Deklaratat...