Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Dinamo e Ad Bardhit, nga Pezë-Helmësi në Play Off të Conference League
“Ilir Daja, kjo pasuri kombëtare”,- do të shpërthente kolegu Ylli Aga në koment, pak sekonda pas eleminimit të një emri të madh si Hajduk Split. Dhe në gjykimin e tij e jo vetëm të tij, një emër i tillë në training natyrisht ka peshën e tij në këtë qasje europiane për Dinamon. Por, eklipsimi i kontributit real natyrisht që gjen argument tek një tjetër mekanizëm. Pikërisht të presidenca. Fatura e një suksesi të tillë nuk mund të kalkulohet pa gjurmën e tij në këtë rrugëtim të deritanishëm të kësaj Dinamoje që Bardhi e gjeti në Pezë-Helmës dhe e solli deri këtu. Natyrisht, duke afruar edhe profesor Dajën në familjen dinamovite, si dhe duke i garantuar atij terrenin e plotë për të vazhduar për të bërë...