Presidenti serb: Akoma nuk po e shqyrtojmë vendosjen e gjëndjes së jashtëzakonshme

Presidenti serb: Akoma nuk po e shqyrtojmë vendosjen e gjëndjes së jashtëzakonshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të dielën se ekipi i tij nuk është duke e shqyrtuar mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, si përgjigje shtetërore ndaj protestave ditore kundër pushtetit. Në ditët e fundit, protestat janë bërë të dhunshme. “Nuk po e konsiderojmë këtë masë, sepse procedura është e komplikuar. Është mundësia e fundit, mirëpo nuk e kemi konsideruar dhe nuk do të dëshiroja që ta konsiderojmë”, ka thënë ai. Presidenti serb ka thënë se në “tre apo katër ditët e ardhshme shteti do të marrë vendime të habitshme” si përgjigje ndaj protestave kundër Qeverisë. “Do të duket sikur ne jemi tërhequr, sikur jemi frikësuar”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se përgjigja e shtetit “nuk do të jetë e zakonshme”. Megjithatë, ai...