Protestat e dhunshme në Serbi, Vuçiç: Nuk po e shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Protestat e dhunshme në Serbi, Vuçiç: Nuk po e shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën se ekipi i tij nuk është duke e shqyrtuar mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, si përgjigje shtetërore ndaj protestave ditore kundër pushtetit. Në ditët e fundit, protestat janë bërë të dhunshme. “Nuk po e konsiderojmë këtë masë, sepse procedura është e komplikuar. Është mundësia e fundit, mirëpo nuk e kemi konsideruar dhe nuk do të dëshiroja që ta konsiderojmë”, ka thënë ai. Presidenti serb ka thënë se në “tre apo katër ditët e ardhshme shteti do të marrë vendime të habitshme” si përgjigje ndaj protestave kundër Qeverisë. “Do të duket sikur ne jemi tërhequr, sikur jemi frikësuar”, ka thënë Vuçiç, duke shtuar se përgjigja e shtetit “nuk do të jetë e zakonshme”. Megjithatë, ai...