Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
“Edhe 99 herë të rrëzohemi prapë duhet të ngrihemi”
Dorian Koçi Edhe 99 herë të rrëzohemi prapë duhet të ngrihemi. Petro Nini Luarasi 17 gushti shënon helmimin e martirit të kombit, një prej qëndrestarëve dhe atit të shqiptarizmës, Petro Nini Luarasit. Nuk ka ngjarje të rëndësishme të kombit ku të mos ketë lënë kontributin e vet ky vigan i arsimit shqip, që në hapjen e shkollave shqip në Kolonjë, themelimin e shoqatave patriotike në emigracion e deri në Kongresi e II të Manastirit që përcaktoi përfundimisht përdorimin e alfabetit latin. Lajmëtar i dritës dhe epokës së re që po vinte për shqiptarët ra preh e shovinizmit të fqinjve duke dēshmuar se rruga drejt lirisë nuk është e lehtë. I ringjallur në kujtesën e shqiptarëve përmes një monografie enciklopedi për lëvizjen patriotike shqiptare e shkruar...