Samiti SHBA-Rusi, Von der Leyen: Kufijtë ndërkombëtarë s’mund të ndryshohen me forcë!

Samiti SHBA-Rusi, Von der Leyen: Kufijtë ndërkombëtarë s’mund të ndryshohen me forcë!

Presidentja e Komisionin Europian Von der Leyen dhe presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky kanë zhvilluar një komunikim për mediat këtë të diel. Ata janë pyetur për luftën në Ukrainës, dhe qëndrimin lidhur me samitin SHBA-Rusi. Von der Leyen bëri të qartë se qëndrimi i Evropës nuk ndryshon dhe se kufijtë ndërkombëtarë nuk mund të ndryshohen me forcë.  “Këto janë vendimet që duhen marrë nga Ukraina dhe nuk mund të merren pa praninë e Ukrainës në tryezë”, tha ajo. Von der Leyen nënvizoi se është “e rëndësishme që të ndalohen vrasjet”.