SHBA, tre të vdekur dhe tetë të plagosur nga të shtënat me armë në Nju Jork

SHBA, tre të vdekur dhe tetë të plagosur nga të shtënat me armë në Nju Jork

Tre burra janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur në një sulm me armë zjarri gjatë natës në një klub në Nju Jork. Policia e NYPD tha se disa persona të armatosur ishin të përfshirë në incident pas një “mosmarrëveshjeje” dhe se po zhvillohet një kërkim për të gjetur përgjegjësit. Të shtënat ndodhën rreth orës 3:30 të mëngjesit të dielën në Taste Of The City Lounge në lagjen Crown Heights të Brooklyn. Komisionerja e Policisë, Jessica Tisch, tha në një konferencë për shtyp se tre burra kishin vdekur – një 27-vjeçar, një 35-vjeçar dhe një mashkull tjetër, mosha e të cilit nuk ishte specifikuar. Zonja Tisch tha se 11 viktimat ishin të moshës nga 27 deri në 61 vjeç. Shefi i policisë tha se...