Policia arreston në Kapshticë 57-vjeçarin që kontrabandonte mallra nga Greqia

Policia arreston në Kapshticë 57-vjeçarin që kontrabandonte mallra nga Greqia

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin (DVKM) Korçë, në kuadër të kontrolleve të rregullta dhe mbi bazën e informacioneve operative, kanë goditur një rast të kontrabandës me mallra të padeklaruara. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit në Pikën Kufitare të Kapshticës, në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë, u ndalua një automjet me drejtues shtetasin Th. B., 57 vjeç, banues në Plasë. Nga kontrolli i detajuar në automjet u zbuluan produkte ushqimore, pije alkoolike, dhjetëra steka cigaresh dhe disa aparate celularë, të dyshuara si mallra të kontrabanduara nga Greqia, pasi rezultuan pa dokumentacionin përkatës ligjor dhe pa fatura blerjeje. Policia njofton se, në përfundim të veprimeve procedurale, 57-vjeçari u arrestua në flagrancë, për veprat penale: “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, dhe“Kontrabanda...