Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Lëvizja kundër Berishës! Luçiano Boçi i del në krah: Pasion momental, si mund të heqim kryetarin
Sali Berisha dhe Luçiano Boçi TIRANË-Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka hedhur poshtë lëvizjen e paralajmëruar brenda Partisë Demokratike nga kritikët e kryetarit Sali Berisha, duke e cilësuar atë si një “pasion momental” dhe jo si një proces serioz. Boçi theksoi se vota përcakton se kush duhet të ikë dhe të vijë, në të kundërt duhet të shohin opsionin e fraksionit. Sipas tij nisma për të larguar Berishën është pa efekt dhe do të kalojë. “Si mund të largosh një njeri nga drejtimi kur atë e vendos apo e heq vota apo vullneti i demokratëve? Jam disaprovues totalisht. Në PD, secili ka mendimin e vet ndryshe, mund ta shprehë, është diçka që ne e kemi pranuar vetë, e kemi zhvilluar dhe lejuar dhe kemi pranuar...