40 mijë makina ngelin në kolaudim! Sistemi i shkarkimit të gazrave, arsyeja kryesore e mosmarrjes së testimit

40 mijë makina ngelin në kolaudim! Sistemi i shkarkimit të gazrave, arsyeja kryesore e mosmarrjes së testimit

Problemet në sistemin e shkarkimit të gazrave vijon të mbetet shkaku kryesor pse makinat nuk kalojnë kolaudimin, në tentativën e parë të testit teknik. Të dhënat zyrtare më të fundit nga drejtoria e Shërbimit dhe Transportit Rrugorë flasin se si në 7-muaj janë testuar 167 mijë makina, ku 24.3 % e tyre ose 40 mijë mjete nuk e kanë kaluar këtë test. “Përgjatë vitit janë 25-30 % e mjeteve të testuara, të cilat nuk e kalojnë testin kolaudimin. Kjo konsiderohet një shifër normale dhe luhatet thuajse në të njëjtët nivele vit pas viti”, tha Arben Progni, drejtor i Regjistrimit të Mjeteve. Katër janë arsyet më kryesore që dominojnë në ngeljen e makinave në atë që njihet si kolaudim. Në vend të parë është sistemi i...