Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Mokra n’Fest” ndez atmosferën, rikthehet tradita e ndarjes se kulaçit dhe dollia me 101 shëndete
Këtë fundjavë në Mokër, pranë qytetit të Pogradecit u zhvillua festa që promovon traditat më të mira të kësaj zone. Duke nisur nga tradita e ndarjes së kulaçit, dollia me 101 shëndete apo edhe vallja dyshe e burrave ishin në qendër të kësaj feste që mblodhi rreth 4 mijë banorë e turistë në Urën e Golikut. “Festa e Mokrës festohet për herën e tretë pranë urës së Golikut, është monument kulture i kategorisë së parë, i përket shekullit të 17. Është urë mjaft e rëndësishme e degëzimit të rrugës Egnatia që asokohe kalonte përgjatë Mokrës, promovon turizmin, promovon monumentet e kulturës që Mokra i ka të shumta. Krahasuar me vitet e tjera ka një numër mjaft të madh njerëzish kjo falë promovimit që është bërë”,...