Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Hamasi kundërshton planin izraelit për të zhvendosur banorët nga Gaza: Është një valë e re gjenocidi
Plani i Izraelit për të zhvendosur banorët nga Qyteti i Gazës përbën një “valë të re gjenocidi dhe zhvendosjeje” për qindra mijëra banorë të zonës, tha sot Hamasi. COGAT, organizata izraelite nën Ministrinë e Mbrojtjes përgjegjëse për çështjet politike në territoret palestineze, njoftoi dje se “tendat dhe pajisjet e tjera të strehimit do të sigurohen duke filluar nga nesër, si pjesë e përgatitjeve të IDF-së (ushtrisë izraelite) për të zhvendosur popullsinë nga zonat e luftimeve në Rripin jugor të Gazës për mbrojtjen e tyre”. “Ndihma do të transferohet përmes kalimit të Kerem Shalom (Rripi jugor i Gazës) nga OKB-ja dhe organizatat ndërkombëtare, pas një inspektimi të plotë sigurie”, theksoi COGAT. Hamasi tha në një deklaratë se vendosja e tendave nën maskën e qëllimeve humanitare është...