Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Kush po e vjedh ujin e Shëngjergjit, zbulohet biznesmeni në konflikt me banorët
dyqan TIRANË-Një situatë problematike është raportuar nga banorët e Shëngjergjit, lidhur me shfrytëzimin e burimit të ujit “Krullia”. Sipas banorëve burimi i Krullisë në fshatin Shëngjergj po merret me dhunë nga një individ me origjinë nga Puka që e shet ujin me emrin e fshatit. Por kush është biznesmeni pukjan që qëndron pas burimit? Blerim Ndou nga Puka, është administrator dhe pronar i vetëm i kompanisë “Burimi Krullia SHPK”. Kjo kompani numëron dhjetëra dyqane në Tiranë në zona të njohura si' Komuna e Parisit' apo 'Don Bosko'. Banorët pretendojnë se kompania po zhvillon punime në burim pa konsultim me publikun dhe pa transparencë mbi ndikimet afatgjata në mjedis dhe furnizim me ujë. Ata akuzojnë organet kompetente, përfshirë Komisariatin nr. 4 dhe institucionet lokale, se kanë injoruar ankesat...