Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nga Komani në Ksamil, bllokohen 35 mjete lundruese, mes tyre një ‘Lamborghini’ i kthyer në Jet Ski
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë vijuar operacionin në kuadër të sezonit turistik për siguronë e pushuesve nga veriu në jug të vendit, duke bllokuar përgjatë javës që po mbyllet 35 mjete lundruese. Mes mjeteve të bllokuara është edhe një “Lamborghini” me ngjyrë të kuqe, i kthyer në Jet Ski, i dyti ky pas atij të bllokuar më shumë se një javë më parë. Gjithashtu u gjet një gomone në Ksamil e braktisur, që rezultoi e vjedhur në Lefkadha të Greqisë dhe autorët mbeten të paidentifikuar. Pjesa më e madhe e mjeteve kishin shkelur perimetrin e sigurisë dhe rrezikonin pushuesit. Gjatë operacioneve u shpëtuan edhe 19 pushues të huaj dhe shqiptarë. “Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera nga Komani në Ksamil, gjatë...