Vrasja me thikë e 14-vjeçarit në Maliq/ Të arrestuarit mbërrijnë në gjykatë, sot mbahet seanca për caktimin e masës

Vrasja me thikë e 14-vjeçarit në Maliq/ Të arrestuarit mbërrijnë në gjykatë, sot mbahet seanca për caktimin e masës

Në gjykatën e Korçës pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë për të arrestuarit e vrasjes së 14 vjeçarit. Të arrestuarit kanë mbërritur në gjykatë. Në ambientet e jashtme të gjykatës ka prani njerëzish dhe forca policie. Tetë persona u arrestuan lidhur me ngjarjen tragjike në Maliq, ku mbeti i vrarë një adoleshent 14-vjeçar. Në pranga ra bashkëmoshatari i viktimës, 14-vjeçari autor i dyshuar të vrasjes, i cili pas kryerjes së krimit, tentoi të largohej nga vendngjarja me automjet. Bashkë me autorin u arrestua babai dhe xhaxhai i tij pasi fshehën mjetin prerës me të cilin u krye krimi. Po ashtu, u prangosën 4 të mitur, të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve, të cilët nëpërmjet deklarimeve në Polici, tentuan të pengojnë zbulimin...