Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aktori Naun Shundi në betejë me sëmundjen e rëndë, familjarët kërkojnë ndihmë: Financat tona s’e përballojnë dot!
Naun Shundi, po përballet me një betejë me shëndetin e tij që e ka detyruar të lërë punën në teatrin që ka themeluar vetë dhe që për të është vetë jeta. Familjarët e aktorit kanë reaguar në rrjete sociale, duke bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Ata shprehen se trajtimi mjekësor në Francë ka kosto shumë të larta dhe tashmë nuk arrijnë dot ta përballojnë financiarisht. Në një thirrje publike, të afërmit kanë ndarë numrin e llogarisë bankare, duke u kërkuar mbështetje miqve, kolegëve dhe publikut. “Ju falenderojmë pa fund për mesazhet dhe lutjet tuaja. Naun Shundi po kalon një moment të vështirë dhe financat tona nuk e përballojnë dot. Nëse mund të jeni me ne në këtë luftë me sëmundjen,...