Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Durrës, plagos rëndë me sende të forta një shtetas/ Pranga 25 vjeçarit
Plagosi rëndë me sende të forta një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, vihet në pranga një 25-vjeçar nga Durrësi Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit për një konflikt fizik midis dy shtetasve, në lagjen nr. 14, Durrës, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. “Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 25 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte konfliktuar në rrugë, në lagjen nr. 14, për motive të dobëta, me shtetasin G. M., i cili gjatë konfliktit ka pësuar dëmtime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës, është transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin Universitar të...