Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zbulohen 7 parcela me kanabis në Shkodër, dy të arrestuar, 3 kryepleq nën hetim
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona, të afërm me njëri-tjetrin, për kultivim të bimëve narkotike. Ata u kapën në flagrancë në parcelën ku kishin kultivuar 1299 bimë narkotike dhe 1000 fidanë, në afërsi të banesave të tyre në fshatin Rogam. Gjithashtu, në afërsi të banesës së njërit prej tyre u gjet një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Në njësitë Gur i Zi dhe Postribë u asgjësuan 2713 bimë kanabis, ndërsa në Shllak u gjetën dhe u shkatërruan 2592 bimë të tjera. Për shpërdorim detyre u proceduan penalisht edhe tre kryetarë fshatrash, ndërsa operacioni vijon në gjithë territorin e qarkut Shkodër. Njoftimi i Policisë Qarku Shkodër Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike U kapën në flagrancë, në...