Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Aksident tragjik në Berat, humb jetën shoferi 29-vjeçar
Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele, rreth orës 04:30 në fshatin Moravë të Beratit. Shoferi 29-vjeçar ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi 29-vjeçar dhe është plagosur lehtë pasagjerja. “Rreth orës 04:30, në fshatin Moravë, shtetasi O. C., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. C. dhe është dëmtuar lehtë pasagjerja. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv