Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Europianët me Zelenskin në zyrën e Trump, Von der Leyen: Do t’i bashkëngjitem takimit në Shtëpinë e Bardhë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se “ajo dhe liderë të tjerë” do t’i bashkohen Zelensky-t në Shtëpinë e Bardhë. “Këtë pasdite, do të mirëpres Zelensky-n në Bruksel,” tha Von der Leyen në X.“Së bashku, do të marrim pjesë në “Koalicionin e të Vullnetshmëve”. Me kërkesë të presidentit Zelensky, do t’i bashkohem takimit me presidentin Trump dhe liderët e tjerë evropianë në Shtëpinë e Bardhë nesër,” shtoi ajo. Presidenti ukrainas do të udhëtojë të hënën në Uashington për bisedime me presidentin amerikan Donald Trump.Kjo vjen pas një samiti të dështuar në Alaskë të premten, ku Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin nuk arritën një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Presidenti amerikan ka thënë se dëshiron të anashkalojë një armëpushim...