Protestuesit në Izrael kërkojnë armëpushim në Gazë dhe lirim pengjesh, 49 persona mbahen nga Hamasi

Protestuesit në Izrael kërkojnë armëpushim në Gazë dhe lirim pengjesh, 49 persona mbahen nga Hamasi

Protestuesit kanë dalë të dielën nëpër rrugët e Izraelit me thirrjet për dhënie fund të luftës në Gazë dhe arritje të marrëveshjes për lirim pengjesh, që po mbahen nga militantët e Hamasit – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – teksa ushtria izraelite përgatitet për ofensivë të re. Protestat janë organizuar rreth një javë pasi kabineti i sigurisë së Izraelit i ka miratuar planet për kapjen e qytetit të Gazës në Rripin e Gazës, pas 22 muajve luftë që ka përkeqësuar rëndë situatën në territorin palestinez. Lufta është nxitur nga militantët e Hamasit, të cilët kanë kryer sulm në Izrael në tetor të vitit 2023, dhe i kanë marrë rreth 250 pengje. Besohet se 49 pengje vazhdojnë të jenë...