Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sarandë/ Vodhi skuterin elektrik të një qytetari, arrestohet i riu nga gjermania
Një 23-vjeçar me banim në Frankfurt, Gjermani, është arrestuar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur një skuter elektrik në lagjen nr. 4 të qytetit. Ngjarja ka ndodhur më datë 16 gusht 2025, ndërsa identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar u bë pas veprimeve hetimore të kryera nga Policia. Kdus Jahannnes, 23 vjeç, ndodhet tashmë në pranga dhe ndaj tij po vijojnë hetimet për veprime të mëtejshme procedurale. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasin K. J., 23 vjeç, banues në Frankfurt, Gjermani, pasi më datë 16.08.2025, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se ka vjedhur skuterin elektrik të një shtetasi.