Përndoqi dhe dhunoi një 30-vjeçare, arrestohet 38-vjeçari në Lushnjë

Përndoqi dhe dhunoi një 30-vjeçare, arrestohet 38-vjeçari në Lushnjë

Një 38-vjeçar nga Lushnja ka rënë në prangat e policisë, pasi përndoqi dhe ushtroi dhunë fizike ndaj një 30-vjeçareje. I arrestuari është Fatjon Ahmetaj, banues në Lushnjë. Arrestimi i tij u krye pas kallëzimit në polici të 30-vjeçares, sipas të cilës, 38-vjeçari i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas kallëzimit nga një 30-vjeçare se një shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe kishte ushtruar dhunë ndaj saj, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.    Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është kapur dhe ndaluar shtetasi F. A., 38 vjeç, banues në Lushnjë”. Ky shtetas, për një periudhë 2 mujore, dyshohet se ka përndjekur 30-vjeçaren si edhe ka ushtruar dhunë...