Pushimet dyfishuan kohën e qëndrimit mbi telefona, mjekët: Shëndeti i syve të fëmijëve, në përkeqësim

Pushimet dyfishuan kohën e qëndrimit mbi telefona, mjekët: Shëndeti i syve të fëmijëve, në përkeqësim

Pushimet shtuan edhe më shumë qëndrimin para ekraneve të telefonave. Hapësirat digjitale ishin të lidhura kudo, në plazhe, shezllone, bare restorante e hotele si nga të rriturit ashtu edhe nga fëmijë fare të vegjël. Për mjekët okulistë konstatimi është I dhimbshëm pasi shëndeti I syve ndonëse ka të gjitha premisat në kohë pushimesh të qetësohet dhe përmirësohet nga natyra, degradon me ritme të frikshme. “Ajo që më mërziti më shumë ishte se të gjithë ishin me kokë në celular, jo vetëm prindërit por edhe fëmijët e të gjitha moshave dhe ajo që më trembi më shumë ishin fëmijët 3 vjeç që nuk duhet të kenë fare telefon në duar për dëmet e jashtëzakonshme që u jep ekrani muskujve të syve të tyre që janë në...