Ushtarë dhe dronë, një përparim i pandalshëm: Rusët janë të sigurt për fitoren në Ukrainë

Ushtarë dhe dronë, një përparim i pandalshëm: Rusët janë të sigurt për fitoren në Ukrainë

Përparimi i patrullave ruse të hënën e kaluar krijoi një model në hartën e Donetskut që ngjante me dy gishta, mbi dhjetë kilometra të gjatë dhe gati për t’u hapur në një gjest fitoreje. Dje, ukrainasit i thyen ato dhe arritën të ripushtonin një pjesë të terrenit, duke vrarë më shumë se 270 nga të infiltruarit në kërkimet shtëpi më shtëpi. Përballë emergjencës, selia qendrore u detyrua të tërhiqte trupat nga një duzinë brigadash: kompani parashutistësh, Azov, marinsash dhe Garda Kombëtare. Shumë njësi të vogla, secila me më pak se 100 ushtarë, sepse nuk kishte njësi më të madhe që mund të lëvizte pa hapur çarje në vijën e frontit. Por ajo që ndodhi në portat e Dobropillias mund të ndodhte diku tjetër dhe edhe...