Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Asgjësohen mijëra bimë narkotike, 2 në pranga. E pësojnë 3 kryetarë fshatrash
U kapën në flagrancë, në parcelën ku kishin kultivuar 1299 bimë narkotike dhe 1000 fidanë në fshatin Rogam, vihen në pranga 2 shtetas. Sipas Policisë së Shkodrës, u proceduan penalisht, për shpërdorim të detyrës, 3 kryetarë fshatrash. ‘Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Në territorin e njësisë administrative Kelmend, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 1726 bimë dhe 1000 fidanë të dyshuar narkotikë, të llojit Cannabis Sativa. Gjithashtu, nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, u kapën në flagrancë në parcelë shtetasit...