Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
EMRAT/ Kultivuan kanabis në parcela, arrestohen 2 persona në Shkodër! Procedohen 3 kryetarë fshatrash
Policia e Shkodrës ka zbuluar plantacione të mëdha kanabisi në malësinë e këtij qarku, duke lokalizuar në tre prej zonave në total mbi 7700 bimë narkotike dhe fidanë, të cilat u asgjësuan gjatë operacionit të koduar Koordinata. Dy persona, familjarë mes tyre, u arrestuan, teksa po hetohet për të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal. Të arrestuarit janë identifikuar si Angjelin Ripaj dhe Kujtim Ripaj. Gjithashtu nën akuzë u morën edhe 3 kryepleq fshatrash, ndërsa në një prej rasteve u zbulua edhe lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. “Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të...