Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Anila Denaj: Zbulo Shqipërinë si një mozaik i gjallë ngjyrash, shijesh dhe traditash, përmes fermave agroturistike
Shqipëria nuk është vetëm një hartë gjeografike, por një mozaik i gjallë ngjyrash, shijesh dhe traditash. Në çdo fshat, mes gjelbërimit të kodrave dhe freskisë së burimeve, jeton një trashëgimi që nuk shuhet: agroturizmi, ku tokat punohen me duar që ruajnë kujtesën dhe tryezat shtrihen si altarë të bujarisë shqiptare. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, fton sot turistët vendas dhe të huaj jo thjesht të vizitojnë, por të shijojnë dhe të përjetojnë: gatime tradicionale të gatuara me produkte të freskëta vendase, bukë të pjekur në furrat e gurit, verëra që mbajnë erën e hardhive dhe djathëra që mbartin shijen e kullotave malore. Këtu, në zemër të fermave agroturistike, mysafiri nuk është thjesht konsumator, por bëhet bashkëudhëtar në jetën e fermerëve, pjesë e...