Kryeministri Rama: Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnjë rihap dyert në shtator me kushte moderne

Kryeministri Rama: Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnjë rihap dyert në shtator me kushte moderne

Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnjë do të hapë dyert në fillim të vitit të ri shkollor me një pamje krejtësisht të transformuar. Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se falë investimit të përbashkët mes Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Lushnjës, shkolla është rikonstruktuar tërësisht. “Investimet në Arsim dhe Sport. Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnjë do të hapë dyert në shtator me klasa të reja, bibliotekë, laboratorë dhe terrene sportive moderne, për të garantuar kushte dinjitoze për nxënësit dhe mësuesit, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Lushnjës”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale. Ndërhyrja ka përfshirë jo vetëm përmirësimin e godinës ekzistuese, por edhe ndërtimin e ambienteve të reja mësimore dhe ndihmëse. Tashmë, shkolla do të ofrojë klasa...