Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Izraeli njoftoi për një ofensivë të re në veri të Gazës
Ushtria izraelite njoftoi për operacionin e ri, por nuk e specifikoi se kur do të fillojë zhvendosja e palestinezëve nga veriu për në jug të Rripit të GazësFotografi: Amir Cohen/REUTERS Ushtria izraelite njoftoi se përpara se të nisë një ofensive të re për të vënë nën kontroll veriun e Qytetit të Gazës do të zhvendosë palestinezët që jetojnë atje në jug të Rripit të Gazës. Agjencia ushtarake izraelite Cogat, e cila është përgjegjëse për çështjet civile në territoret palestineze, njoftoi se dërgimi i çadrave dhe i shatoreve në jug të Rripit të Gazës do të rifillojë gjatë të dielës së sotme (17.08.). Cogat tha se pajisjet e strehimit do të transportohen në Gazë përmes pikës kufitare Kerem Shalom nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare...