Studime jashtë vendit dhe prodhim dronësh: Si po i shërbejnë fëmijët e huaj makinerisë ushtarake të Rusisë?

Studime jashtë vendit dhe prodhim dronësh: Si po i shërbejnë fëmijët e huaj makinerisë ushtarake të Rusisë?

Një dron Shahed i rrëzuar në Ukrainë. Ky lloj dronësh prodhohet në Alabuga. Samira ishte gati ta dërgonte vajzën e saj 16-vjeçare nga ku jetojnë në Çui, në veri të Kirgizisë, për të studiuar në një shkollë prestigjioze në Republikën ruse të Tatarstanit. Ajo që nuk e dinte ishte se shkolla, Politekniku Alabuga – një institucion teknik i vendosur në zonën e lirë ekonomike të Alabugës – po prodhonte dronë luftarakë që përdoren në sulmet ajrore ruse kundër Ukrainës. “Mendova se ishte një program i zakonshëm shkollimi profesional”, tha për Radion Evropa e Lirë, Samira – e cila kërkoi t’i ndryshohej emri. “Por, kur mësova për lidhjet e shkollës me ushtrinë dhe prodhimin e dronëve, u trondita”. “Rusia ka nevojë për ju”Autoritetet ruse po shpërndajnë...