Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Përndoqi 30 vjeçaren dhe e dhunoi, pranga 38-vjeçarit në Lushnje
                            Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 38 vjeçar pas kallëzimit të një të reje. 30 vjeçarja denoncoi në polici se ky shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe kishte ushtruar dhunë ndaj saj. Ky shtetas, për një periudhë 2 mujore, dyshohet se ka përndjekur 30-vjeçaren si edhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj në ambientet e subjektit tregëtar në të cilën ajo punonte.