Ishte nisur nga Izraeli drejt SHBA, kapet drogë me vlerë 1.5 milionë euro në aeroportin e Athinës

Ishte nisur nga Izraeli drejt SHBA, kapet drogë me vlerë 1.5 milionë euro në aeroportin e Athinës

Një sasi prej gjysmë ton e substancës narkotike KHAT u gjet dhe u sekuestrua nga inspektorët e Autoritetit të Pavarur të të Ardhurave Publike në Aeroportin e Athinës “Eleftherios Venizelos”. Mediat greke bëjnë të ditur se substanca e paligjshme ishte fshehur brenda katër faturave të ngarkesës me mallra të deklaruara si perde, çarçafë dhe pëlhura, që ishin nisur nga Izraeli me destinacion përfundimtar SHBA-në. Në një kontroll të rastësishëm, të kryer nga inspektorët e Departamentit të Kontrabandës së Doganës së Aeroportit të Athinës, ata gjetën pakot e fshehura me gjethet e thata KHAT dhe sekuestruan një sasi totale prej gjysmë ton. Vlera e sasisë së sekuestruar shkon në 1,500,000 euro. Kjo është sasia më e madhe e kësaj droge të veçantë e gjetur (e mëparshmja...