Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nga marrja e Donbasit, heqja e sanksioneve dhe “mbrojtja” nga NATO, ja çfarë i kërkoi Putini Trumpit në Alaskë
Zbardhen disa nga kërkesat që Rusia i ka kërkuar SHBA-së lidhur me fundin e luftës në Ukrainë. Gjatë takimit të Vladimir Putin me Donald Trump në Alaska, takimi i parë i këtij niveli që nga nisja e konfliktit në vitin 2022, thuhet se Rusia do të hiqte dorë nga pjesë të vogla të Ukrainës së pushtuar dhe Kievi do të lëshonte pjesë të tokës së saj lindore. Mediat amerikane thonë se sipas marrëveshjes së propozuar ruse, Kievi do të tërhiqej plotësisht nga rajonet lindore të Donetskut dhe Luhanskut në këmbim të një premtimi rus për të ngrirë vijat e frontit në rajonet jugore të Khersonit dhe Zaporizhzhisë. Gjithashtu Putin ka kërkuar të paktën njohjen formale të sovranitetit rus mbi Krimenë, të cilën Moska e sekuestroi...