Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave por flakët i dolën jashtë kontrollit, arrestohet autori në Rrogozhinë
Policia e Rrogozhinës ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të zjarrit masiv që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore në fshatin Ballaj. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur një zjarr i shpërthyer në territorin e fshatit shkaktoi dëme të konsiderueshme në pyllin me pemë frutore. Autoritetet lokalë njoftuan se është arrestuar shtetasi I. A., 31 vjeç, banues në Vilëbashtovë, Rrogozhinë. Sipas hetimeve të deritanishme, 31-vjeçari kishte ndezur zjarre për djegien e mbeturinave në tokën e tij, por flakët dolën jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe të gjerë toke dhe pemë frutore në Ballaj. Njoftimi i policisë: Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, në fshatin Ballaj, Rrogozhinë. Shërbimet...