Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Malësi e Madhe/ Gjendet i pajetë një 81-vjeçar, dyshohet se është vetëvrarë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Malësi të Madhe. Rreth orës 03:25, në fshatin Gruemirë, në banesën e tij, dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë gjahu shtetasi A. J., 81 vjeç. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. “Rreth orës 03:25, në banesën e tij, në fshatin Gruemirë, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi A. J., 81 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje”, njoftoi policia.