Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident në Lungomare, makina përplas të miturën
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lungomare të Vlorës, ku një automjet tip Mercedes ka përplasur një vajzë të mitur. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ambulanca, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë vajzës dhe më pas e kanë transportuar drejt spitalit. Ende nuk dihet dinamika e aksidentit, teksa drejtuesi është shoqëruar në ambientet e komisariatit.