Vasseur s’heq dorë: Duam të fitojmë një ose disa gara këtë sezon, Ferrari e meriton

Vasseur s’heq dorë: Duam të fitojmë një ose disa gara këtë sezon, Ferrari e meriton

17 Gusht 2025 9:07 Telesport Ferrari është e vetmja nga skuadrat kryesore të Formula 1 që nuk ka fituar asnjë garë në 14 garat e deritanishme të vitit 2025. Ky rezultat është shumë larg pritshmërive që kishte “kokëkuqja” në fillim të sezonit. Me sfidën për titull të braktisur pothuajse menjëherë, Ferrari e kaloi vitin 2025 duke ndjekur një McLaren të pakapshëm. Inxhinierët arritën ta përmirësojnë disi njëvendëshen, por SF-25 ende nuk është konkurruese. Megjithatë, për drejtorin e ekipit Frederic Vasseur, skuadra duhet të synojë të fitojë të paktën një garë nga Zandvoort e tutje: “Duhet të jemi gati për pjesën e fundit të sezonit, ku do të luftojmë për vendin e dytë në kampionat (Ferrari është 24 pikë përpara Mercedes dhe 66 pikë përpara Red...