The Economist: Inteligjenca Artificiale po përmbys industrinë e reklamave

The Economist: Inteligjenca Artificiale po përmbys industrinë e reklamave

E ardhmja mund të jetë një botë ku IA krijon reklamat, i targeton dhe i lexon vetë. Ndërkohë, ekspertët e reklamave në Kanë duhet ta shijojnë festën, sa ende vazhdon, shkruan The Economist Industria e reklamave di ta shesë veten më mirë se çdo gjë tjetër. Kjo aftësi u shfaq qartë në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve në Cannes Lions International Festival of Creativity, një nga ngjarjet më prestigjioze në botë për reklamën, marketingun dhe krijimtarinë tregtare, që nisi më 16 qershor. “Reklama jo vetëm që zgjeron kufijtë krijues, por tregon ndikimin e prekshëm që mund të ketë krijimtaria mbi biznesin dhe shoqërinë”, deklaroi një zyrtar i lartë i festivalit. Çmimet u ndanë me solemnitet për fushata që promovonin birrën, çokollatën dhe madje edhe...