Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Takimi mes Trump dhe Zelenskyt në Zyrën Ovale! JD Vance do të jetë sërish pjesë e bisedimeve, çfarë pritet të ndodhë
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, do të jetë i pranishëm në takimin zyrtar mes Presidentit Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që do të mbahet të hënën në Zyrën Ovale. Praninë e Vance e ka konfirmuar një burim për CNN. Ky do të jetë një takim i rëndësishëm mes dy liderëve në një moment kritik për situatën në Ukrainë dhe për raportet SHBA-Kiev. Vizita e fundit e Zelenskyt në Zyrën Ovale ndodhi në shkurt dhe u shoqërua me tensione politike. Në atë kohë, JD Vance kritikoi presidentin ukrainas për, sipas tij, mungesë mirënjohjeje ndaj ndihmës amerikane, duke e pyetur publikisht: “A e ke thënë ndonjëherë ‘faleminderit’?” Megjithatë, në muajin maj, Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio u takuan me Zelenskyn në Itali,...